Shkup, 3 korrik – Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës së kandidatëve në NJZ 2 Vllado Misajlovski, sonte nga Buteli i Shkupit bëri thirrje më 15 korrik të votohet dhe të fillojë ripërtëritja e Maqedonisë.
“Derisa VMRO-DPMNE përpiqet për projekte, ata, nga LSDM flasin se si të shesin diçka që është e shenjtë. Qytetarët nuk do ta lejojnë atë. Për atë të bashkohemi më 15 korrik dhe të gjithë së bashku të japim votë për ripërtëritje të Maqedonisë, të bëjmë fitore historike”, tha Misajllovski.
Ai potencoi se partia nuk do t’i harojë asnjëherë pensionistët dhe rininë.
Prej këtu, theksoi Misajllovski, e dërgoj porosinë te të gjithë – na jepni mbështetje dhe ne do të jemi me ju dhe gjithçka që do të themi do të realizojmë.