Shkup, 28 qershor – Bartësi i VMRO-DPMNE-së në njësinë e dytë zgjedhore Vllado Misajllovski, sot u takua me qytetarët e Çairit, ku e prezantoi programin e tij.
Kur nga LSDM-ja premtuan se do të ketë 500 euro pagë për secilin, tha Misajllovski, i harruan këta qytetarë këtu, e harruan Çairin.
“Në Çair është vështirë të jetohet, por këta njerëz janë këmbëngulës. Këta njerëz me zemër si mal do të durojnë dhe duan një jetë të mirë dhe të qetë këtu në Çair. Askush prej nesh nuk guxon t’i harrojë. Ne kemi njerëz të mrekullueshëm këtu. Prandaj në periudhën në vijim të gjithë ne së bashku do t’i promovojmë vlerat tona pozitive, projektet tona, si qytetarët ta blejnë vendin në oborr, e jo të jenë nën presion nga komuna të mos dinë nëse një ditë do të dalin t’i pranojnë ta zgjidhin atë problem, gjithashtu t’i zgjidhin problemet bazë që i ka çdo qytetar këtu, nuk kanë vend për parkim, nuk mund të përballen me këtë kaos urban që po ndodh këtu në Çair”, deklaroi Misajllovski.