Jemi të përkushtuar në realizimin e projekteve për nga gjatësia e korridoreve 8 dhe 10, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve dhe konkurrencës së rrjetit tonë në këto korridore, theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve i Maqedonisë, Vllado Misajllovski në takimin ministror për investimet në transport në vendet e Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Sofje. Në mbledhje, në të cilën marrin pjesë ministrat e Transportit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, bisedohet për arritje të qëllimeve të Planit investues për Evropën, duke e përfshirë rrjetin kryesor të korridoreve transportuese evropiane në kuadër të BE-së dhe vazhdimin e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Ministri Misajllovski i prezantoi projektet infrastrukturore që i ealizon Qeveria e Maqedonisë për zhvillim të korridoreve 8 dhe 10, si dhe aktivitetet për avancim të ndërlidhjes me rajonet dhe vendet e Bashkimit Evropian. Misajllovski, kumtoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, i ka elaboruar masat që i ndërmerr Qeveria e Republikës së Maqedonisë për ndërtimin e sistemit transportues të integruar modern, të sigurt dhe të integruar të përshtatur për nevojat për zhvillim ekonomik të vendit, duke e potencuar sidomos rëndësinë për mbështetje financiare nga ana e BE-së për realizimin e projekteve të parashikuara.
Në fjalim ministri Misajllovski e ka theksuar nevojën e ndërtimit dhe modernizimit të korridoreve 8 dhe 10, si dhe linqet më të rëndësishme transportuese me vendet nga Evropa Qendrore dhe Juglindore. Në takimin ministror marrin pjesë përfaqësues të Komisionit Evroian, të kryesuar nga komisarja për transport Violeta Bulc, ministra dhe përfaqësues të institucioneve financiare ndërkombëtare, mes të cilëve nga Banka evropiane investuese për rindërtim dhe zhvillim.