Shkup, 9 korrik– Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i njësisë zgjedhore 2, Vllado Misajllovski sot u takua me qytetarët e komunës Gjorçe Petrov.
“Sot pata mundësi të jem këtu në Gjorçe Petrov, dhe të takohem me shumë qytetarë, të bisedoj për problemet e përditshme, por edhe t’i dëgjoj ato, kuptohet edhe nesër në qeverinë e re të implementojmë gjithçka që është e nevojshme për t’u ndihmuar këtyre njerëzve. Bëhet fjalë për dyqane shumë të vogla pronarë të biznesit privat të cilët kanë halle viteve të fundit, ndërsa më shumë se kurrë janë të goditur nga kriza shëndetësore. Për atë më e rëndësishme është që VMRO-DPMNE u jep shpresë se do t’u ndihmojmë të gjithë bizneseve të vogla, që të qëndrojnë në këtë periudhë , por gjithsesi edhe në periudhën e ardhshme e cila vjen si t’i ruajnë vendet e tyre të punës dhe si të kenë biznes të suksesshëm sepse me të vërtetë janë goditur”, tha Misajllovski.
Gjithashtu, potencoi, kam pasur takim edhe me mësimdhënësit ku biseduam për gjithë këto sfida që vijnë në periudhën e ardhshme dhe gjithsesi i sqaruam të gjitha projektet tona të cilat gjenden në ripërtëritjen e Maqedonisë, ndërsa ato janë kuptohet ripërtëritje të arsimit, shkencës dhe kulturës.
I inkurajoj, potencon, të gjithë qytetarët të votojnë për VMRO-DPMNE-në, të votojnë për Ripërtëritjen e Maqedonisë, sepse me të vërtetë do të ketë mijëra projekte, për secilin prej tyre, jo vetëm në Gjorçe Petrov por gjithkund në njësinë zgjedhore 2, gjithkund në Republikën e Maqedonisë.
“Për atë miq të dashur, bashkëqytetarë të dashur, dilni më 15 korrik dhe votoni për numrin 14”, shtoi Misajllovski.