Gajtë ndeshjes Liverpool-Manchester United (0-0), Jose Mourinho është kapur nga fotografët teksa i shtrëngon dorën një tifozi të Liverpool. ky gjest ka shkaktuar hutim mes tifozëve të tjerë, të cilët po ndiqnin ndeshjen dhe kanë qenë të shumtë ata që kanë pyetur veten në lidhje me arsyen e këtij shtrëngimi të duarve. Sipas “Mirror”, tifozi ka marrë një top që kishte përfunduar në rivënie anësore dhe trajneri portugez ka kërkuar t’ia jpete atij. Por tifozi i “Të Kuqve” ka vendosur e ka hedhur topin në anën tjetër për të humbur kohë. Mourinho ka shkuar drejt tij dhe i ka shtrënguar dorën. Tifozët vendas e kanë vlerësuar gjestin e “Special One” dhe e kanë shoqëruar këtë moment me duartrokitje.