Mirësevjen Kompany! Por, Anderlechti shkruan faqen më të zezë të historisë

0

Ditën kur Vincent Kompany u zyrtarizua si trajneri i ardhshëm i Anderlecht (rikthehet te klubi ku nisi karrierën), në Belgjikë është shkruar një nga faqet më të shëmtuara të historisë së skuadrës nga Brukseli.

Për të parën herë në 56 vitet e fundit, Anderlecht nuk ka arritur të kualifikohet në asnjë nga kompeticionet europiane dhe nuk do të mund të “kalojë kufirin” sezonin tjetër. Një detyrë aspak e lehtë për Kompany, që duhet të rindërtojë një grup dhe të rikthejë besimin.

Skuadra e Brukselit e mbylli në vend të gjashtë renditjen, pasi u mund nga Gent, që i mori kështu Europën.

Kompany, pas një dekade te Manchester City, do të jetë trajner-lojtar te Anderlecht.

Comments are closed.