Tetovë, 28 shtator – Duke pasur parasysh pandeminë me Kovid-19 dhe faktin që nuk u mbajt pranimi tradicional për studentët e vitit të parë, Asambleja studentore pranë Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) i mirëpriti studentët me aktivitet simbolik.
“Asambleja studentore për mirëpritjen e studentëve të rinj, organizoi një aktivitet simbolik, ku ata në një libër të hapur, patën mundësinë të shkruajnë dëshirat e tyre për vitin e ri akademik. Ngjarja u shoqërua me muzikë dhe shpërndarje të materialeve promovuese dhe mësimore nga Universiteti”, kumtuan nga Universiteti.
Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë të hënën, më 21 shtator të hënën e kaluar filluan leksionet e rregullta për vitin e ri akademik 2020-21 për studentët nga të gjitha ciklet e studimit.
Universiteti siç paralajmëroi zhvillon proces mësimor të kombinuar (hibrid), gjegjësisht ka orë të drejtpërdrejta me studentë që janë të pranishëm në klasë (sipas orareve të përshtatshme), ndërsa studentët që nuk janë të pranishëm mund të ndjekin leksionet onlajn përmes kamerave të instaluara në secilën klasë.