“Kjo është në interes të ndërmarrjeve, Përgjegjësia shoqërore siguron përfitime për kompanitë në menaxhimin me rrezikun, kursimet e harxhimeve, qasja deri te kapitali, raportet me klientët, menaxhimi me resurset njerëzore dhe aftësia e tyre për inovacione”, tha Bekteshi në ndarjen e çmimit tradicional kombëtarë për praktika më të mira të ndërmarrjeve nga Maqedonia
Qefsere ABDYLI
Shkup, 28 nëntor – Më shumë kompani sot kanë fituar statueta, pllakate dhe falënderime për praktikumin e përgjegjësisë shoqërore, ku gjithnjë e më tepër janë të përkushtuar edhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në konkursin e sivjetmë janë paraqitur 15 projekte të 13 ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe 23 projekte të 12 ndërmarrjeve të mëdha.
Për kategorinë mjedisi i jetesës janë ndarë katër statueta për projektet “Bëhu super hero”, të “Elkolekt”, “Hokus pokus-reciklimi është në fokus” i Pakomak” si dhe “Kopshti më i madh i brendshëm në Evropë” i “Adora inzhiniering” dhe projekti “Për qytet të pastër, tregti me Masterkardin tonë” e “Ohridska Banka-s”.
Në kategorinë raport ndaj të punësuarve me statueta është shpërblyer EVN Maqedoni për projektin “EVN Volontira”, “Shparkase Bank” në kategorinë e raportit me tregun, ndërsa për investime në bashkësi, fitues janë “Aksioni humanitar për vepra artistike” e Universitetit kolegji amerikan Shkup”, “Ajër i pastër-fëmijë të shëndoshë në Manastir”e “Interveorks” SHPKNJP Manastir dhe “Miqësi me olimpiadën speciale Maqedoni” e Bankës NLB.
Mirënjohje për praktikë më inventive fitoi EVN Maqedoni me projektin “EVN volontira”.
Sipas ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, bashkësia afariste në Maqedoni bëhet tërësisht e vetëdijshme se secila kompani udhëheqëse duhet të ketë përgjegjësi shoqërore.
“Kjo është në interes të ndërmarrjeve, Përgjegjësia shoqërore siguron përfitime për kompanitë në menaxhimin me rrezikun, kursimet e harxhimeve, qasja deri te kapitali, raportet me klientët, menaxhimi me resurset njerëzore dhe aftësia e tyre për inovacione”, tha Bekteshi në ndarjen e çmimit tradicional kombëtarë për praktika më të mira të ndërmarrjeve nga Maqedonia.
Qëllimi i ndarjes së çmimit që ndahet gjatë 11 viteve të kaluara, është të theksohen shembujt e mirë të sjelljes përgjegjëse shoqërore të ndërmarrjeve të vendit dhe të shërbejë si inspirim që edhe kompanitë të zbatojnë praktika korrekte ndaj mjedisit të jetesës dhe rrethimit social.