Dhjetë investues vendorë sot do të marrin mirënjohje për suksese të arritura afariste dhe promovim të cilësisë së Maqedonisë në nivel nacional dhe global. Mirënjohjet “Cilësia e Maqedonisë 2016” i ndan Lidhja e odave ekonomike të Maqedonisë nën patronatin e Kabientit të presidentit të Republikës së Maqedonisë. Mirënjohjet do t’i ndajnë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov dhe kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Daniela Arsovska. Komisioni i përbërë nga anëtarë të Kabinetit të presidentit, në pajtim me kriteret e caktuara saktësisht, i selektoi me kudjes investuesit nga Maqedonia të cilët kanë traditë në krijimin e biznis identitetit të Maqedonisë dhe janë ambasadorë ekonomikë të cilët me sukses e promovojnë cilësinë e Maqedonisë në nivel nacional dhe global, për çka marrin mirënjohje për vitin 2016.