Shkup, 28 korrik – Kuvendi pasdite me 56 vota “për” dhe 37 “kundër”, e miratoi ribalancin e Buxhetit për vitin 2021. Për ribalancin u votua në ditën e pestë të debatit në shtëpinë ligjdhënëse.
Me ribalancin të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 222,6 miliardë denarë dhe janë për rreth 10 miliardë denarë apo 4,7 për qind më të larta lidhur me projeksionet fillestare. Të ardhurat tatimore janë planifikuar në nivel prej 123,9 miliardë denarë gjegjësisht për rreth 6 miliardë më shumë në krahasim me buxhetin fillestar. Të ardhurat sociale janë në vlerë prej 69 miliardë denarë dhe janë për rreth një miliard denarë më të larta me planin për vitin 2021. Të ardhurat e tjera (jo tatimore, kapitale dhe donacione të huaja) janë planifikuar në nivel prej 29,5 miliardë denarë.
Shpenzimet e përgjithshme , ndërkaq, janë planifikuar në nivel prej 268,8 miliardë denarë apo janë më të larta për rreth 21 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet kapitale në nivel prej 30,5 miliardë denarë apo për 6,5 miliardë denarë më të larta me planin për vitin 2021.
Në anën e shpenzimeve të Buxhetit kryhet kufizim dhe reduktim në minimum të shpenzimeve jothelbësore te përdoruesit buxhetorë pa u prishur shlyerja e tyre e rregullt të detyrimeve.
Deficiti është projektuar në vlerë prej 46,2 miliardë denarë, gjegjësisht 6,5 për qind nga BPV-ja. Rritja e deficitit prej 4,9 në 6,5 për qind, ndërsa sipas kompetentëve, është rezultat i përdorimit për rritje të financimit të setit të masave ekonomike për përballje me pasojat e krizës ekonomike-shëndetësore, ndërsa të cilat do të financohen përmes kategorisë të subvencioneve dhe transferimeve dhe përmes shpenzimeve kapitale.
Shkalla e inflacionit është paraparë të jetë 2,1 për qind.
Me ribalancin janë siguruar mjete financiare për pagesë të regresit të pushimit vjetor në pajtim me Marrëveshjen kolektive të degës për institucionet shtetërore, si dhe mjete shtesë në sektorin shëndetësor për aktivitete të cilat drejtpërdrejt kontribuojnë në luftën kundër krizës shëndetësore, ndërsa kanë të bëjnë për furnizim të barnave dhe vaksinave për imunizim të popullsisë.
Qëndrimet e pushtetit dhe opozitës lidhur me ribalancin e Buxhetit edhe gjatë debatit të sotëm mbetën të pandryshueshme. Për pushtetin, ribalanci është zhvillimor, me më tepër para për stabilizim të ekonomisë, ndërsa për opozitën është i padobishëm, me më tepër para për ryshfet parazgjedhor dhe punësime partiake.