Miratohet Plani operativ i MMPS-së për punësime

Në propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), Qeveria e miratoi Planin operativ për programe dhe masa aktive për punësime dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2017, me plotësim i cili përcakton se shfrytëzuesit e këtyre masave mund të jenë ata persona juridikë dhe fizikë të cilët nuk kanë shfrytëzuar masa të tjera qeveritare për punësim.

Plani operativ parashikon numër të madh të volitshmërive për punësimin e grupeve të ndryshme të synuara nga të papunët, si dhe programe për vetëpunësim, programe për start-all biznese për të rinj dhe program për vetëpunësim të personave me invaliditet.

Në iniciativë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Qeveria e miratoi masën për strehim të përkohshëm të 33 familjeve nga kombësia rome dhe e obligoi Ministrinë të vazhdojë të kërkojë mundësi për strehim të përhershëm të këtyre personave.