Miratohet në Kuvend rezoluta e VV-së për adresimin e rritjes së çmimeve

Në seancën e sotme të Kuvendit është miratuar rezoluta e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka të bëjë me adresimin e rritjes së çmimeve.

Kjo rezolutë është miratuar me 61 vota për, shkruan Reporteri.net.

Nga VV kanë thënë se përmes kësaj rezolute dhe hartimit të Ligjit për mbrojtjen e furnizimit të produkteve themelore, s’do të ketë fitime të mëdha për një grup të vogël të bizneseve.

Advertisements

Kundër kësaj rezolute janë deklaruar partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK.

Seanca e Kuvendit është duke vazhduar.