Bruksel, 20 qershor – Pas mbledhjes së javës së kaluar të Këshillit drejtues të Bankës Investuese Evropiane (BIE), kryetari i Komisionit evropian, Zhan Klod Junker sot e prezantoi planin për investime në të gjitha 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian me vlerë të përgjithshme prej 209 miliardë eurove, njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Brukseli. Kjo paraqet dy të tretat nga qëllimi origjinal prej 315 miliardë eurove investime të përgjithshme, që do të sigurohen nga ana e Fondit evropian për investime strategjike (FEIS). Sipas Komisionit , operacionet e miratuara sipas FEIS tani paraqesin vëllim të përgjithshëm të financimit prej diçka më pak se 39 miliardë eurove. Zëvendës-kryetari i KE-së, Jirki Katainen, i cili është përgjegjës për punësim, rritje, investime dhe konkurrencë, theksoi se këto numra më të reja qartë tregojnë se Fondi evropian për investime strategjike vazhdon të japë nxitje të konsiderueshme për investime, vende të punës dhe rritje në Evropë. “Me 209 miliardë euro, investimet tani janë vendosur të mobilizohen, me ç’rast kemi arritur kthesë të konsiderueshme prej dy të tretave nga qëllimi i ynë i parë prej 315 miliardë eurove. Me padurim pres të vazhdoj të punojë me Parlamentin evropian dhe me vendet anëtare që të sigurohet miratim i shpejtë i propozmit të Fondit evropian për investime strategjike, me qëllim që të sigurohemi se mund të garantojmë sukses të vazhdueshëm”, deklaroi Katainen. Kryetari i Evrokomisionit, Junker qartë bëri me dije se propozimi për zgjerim dhe përforcim të FEIS-it, i ashtuquajturi FEIS 2.0 është mes prioriteteve kryesore të Komisionit për legjislaturë.