Prishtinë, 5 nëntor – Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 1806 pakove të ardhura nga diaspora.
Në vendimin që ka siguruar KTV thuhet se “është miratuar ankesa e VV dhe detyrohet KQZ-ja që të bëjë verifikimin dhe numërimin e 1806 pakove”.
Lëvizja Vetëvendosje, ditë më parë, ka ushtruar sërish ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me pakot me fletëvotime që, sipasj kësaj partie, bashkatdhetarët i kanë dërguar me kohë.(koha.mk)