Selanik, 5 janar – Këshilli i gjykatësve në Selanik sot vendosi që Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujovski të ekstradohen në Maqedoni.
Sipas portalit Voria nga Selaniku, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina, menjëherë pas publikimit të aktgjykimit, dy të akuzuarit, kanë parashtruar ankesë kundër vendimit të gjykatës, që rastin ta shqyrtojë Gjykata supreme në Athinë.
Edhe publikimi i vendimit, si dhe dëgjimi, ishin pas dyerve të mbyllura.
Seanca e fundit u mbajt më 22 dhjetor dhe u caktua që të kumtohet vendimi i Këshillit të gjykatësve. Me ndërprerje të vogla, gjykimi ka zgjatur më shumë se dy orë, pasi janë bërë tentime që të gjendet përkthyes. Përkthim nga gjuha greke në maqedonase nuk u pranua nga mbrojtja, dhe për shkak të pamundësisë që të gjendet përkthyes në maqedonisht, seanca u caktua për dy javë më vonë.
Përveç për ekstradim, Grujevski dhe Boshkovski kanë edhe dy procese të tjera në Greqi, që nuk lidhen njëri me tjetrin. Njëri është për pasaporta të falsifikuara, me të cilat janë kapur në aeroportin e Selanikut, për të cilin gjykimi, pas tre anulimeve, do të mbahet më 17 maj të vitit të ardhshëm. Rasti tjetër është pas kërkesës së parashtruar për azil më 29 nëntor, proces që mundet në mënyrë shtesë ta ngadalësojë vendimin eventual pozitiv për ekstradim në Maqedoni.
Grujevski dhe Boshkovski, trë cilët janë mes të akuzuarve nga PSP për lëndët “Fortesa” dhe “Target”, për të cilën u anulua seanca në Gjykatën penale në Shkup, janë arrestuar nga policia greke në aeroportin në Selanik më 18 tetor të vitit të kaluar, gjatë tentimit që me pasaporta të rreme bullgare të shkojnë me aeroplan në Budapest.