Shkup, 26 qershor – Qeveria e Maqedonisë në seancën e 76 të mbajtur sot miratoi deklaratën për njohjen reciproke të patëntë shoferit midis Maqedonisë dhe Gjermanisë. “Miratimi është procesi i fundit para nënshkrimit të Deklaratës nga të dy ministrat ai Punëve të Brendshme të Gjermanisë dhe ministritë për Punë të Brendshme të Maqedonisë, Për datën e nënshkrimit së marrëveshje së shpejti do të informohemi nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe presim të ndodhë shumë shpejtë me çka zyrtarisht do të hyjë në fuqi. Lejet e vozitjes të dhëna nga organet kompetente të Maqedonisë do të jenë të pranuara për shtetasit e Maqedonisë që jetojnë Gjermanisë dhe veprojnë në Gjermani më shumë se 180 ditë si dhe si dhe shtetasit gjerman që kanë patentë shoferit i lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria Federale për Komunikacion dhe infrastrukturë digjitale të RF të Gjermanisë të cilët kanë vendqëndrim në territorin e Maqedonisë më së paku se 180 ditë të një viti kalendarik”, thotë për gazetën “KOHA”, Muhamet Hoxha zëdhënës i Qeverisë së Maqedonisë.