Qeveria e Republikës së Maqedonisë, në seancën e sotme të 102-të i miratoi procedurat standarde operative për të vepruar me viktimat e trafikimit me njerëz.
Ata rregullojnë procedura dhe mënyra të sigurimit, ndihmë dhe mbrojtje të të gjithë viktimave të trafikimit me njerëz, pa dallim nëse janë shtetas vendorë ose të huaj me hyrje të ligjshme ose të paligjshme në shtet, përmes qasjes gjithëpërfshirëse të bazuar në të drejtat e njeriut dhe të orientuar ndaj viktimave në formë të kornizave të institucionalizuara, informon shërbimi qeveritar për media.
Procedurat standarde operative, siç theksohet, duhet të mundësojnë veprim të koordinuar dhe partneritet të të gjitha palëve të përfshira në luftën kundër trafikimit me njerëz në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, për shkak të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të viktimave, përmirësimin e identifikimit të viktimave të trafikimit me njerëz, si dhe të japin drejtime për ofrimin e ndihmës dhe mbrojtjes së viktimave të trafikimit me njerëz në harmonizim me të drejtat e tyre të njeriut.