Shkup, 30 korrik – Propozim-ligj për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë së veriut në bazë të të dhënave publike në depozitë të përhershme në Shoqatën për prodhim të prodhimeve me dedikim të posaçëm 11 tetori – Eurokompozit SHA Prilep, miratoi Qeveria në mbledhjen e sotme të rregullt, të 148-të.
Siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, në mbledhjen qeveritare është sjellë Propozim-programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2019, në të cilën janë paraparë masa për mbështetje të bujqësisë dhe për dëmshpërblime. Bëhet fjalë për mbështetje të shpenzimeve për ekonomitë bujqësore, pagesa të drejtpërdrejta për prodhim bimor dhe të kafshëve, si dhe për ndihmë shtetërore për bujqësinë për prime dhe sigurime, për mbrojtje të tokës bujqësore, për ndihmë në sektorin blegtor, për mbështetje financiare për deponimin e grurit të prodhimit vendor nga rekolta e vitit 2019, për ndihmë për mbështetje të shpenzimeve për furnizim të derivateve për mekanizmin bujqësor, ndihmë plotësuese për hardhinë e verës në periudhë prej 15 gushtit të vitit 2014 deri më 15 nëntor të vitit 2016, obligime të mbetura pas masave nga programet për mbështetje financiare për bujqësinë prej vitit 2009 deri në vitin 2018.
Është miratuar edhe Propozim programi për subvencione kapitale për qendra për zhvillim të rajoneve planore në sferën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.