Joao Miranda mund t’i japë lamtumirën Interit gjatë meraktos së verës. Mbrojtësi kërkon më shumë hapësira, por, në rast të një transferimi të Godin te zikaltrit, shanset e tij për t’u aktivizuar do të uleshin ndjeshëm. Për të mos rrezikuar më shumë, agjenti i tij, Jorge Mendes, ka nisur menjëherë nga puna për të gjetur një sistemim të ri për futbollistin, i cili në janar refuzoi oferta nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga Kina.
Dy opsione interesante për merkaton e verës janë Monaco e Benfica, që kanë shfaqur interes për 34-vjeçarin. Zikaltrit nga për të lehtësuar financat e tyre, pasi Miranda ka një page prej 3.5 milionë eurosh, janë gati ta lënë të lire lojtarin edhe kundrejt një shumë jo të madhe.