Situata e dëmtimeve te Inter duket se ka marrë një zhvillim pozitiv. Pas dëmtimit të pësuar në hundë, në ndeshjen ndaj Spalit, mbrojtësi Zhoao Miranda i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale e cila ka dalë me sukses. Sa i përket situatës së Brozoviç, i cili gjithashtu doli i dëmtuar nga ndesha me Spalin, është vënë re një tendosje e muskujve, ndërsa është përjashtuar një dëmtim serioz edhe pse njëjtë si Miranda edhe për mesfushorin nuk përcaktohet rikthimi.
Ishte vetë klubi Interit që me anë të një komunikate bëri të ditur gjendjen e të dëmtuarve në ndeshjen e fundit. “Miranda i është nënshtruar operacionit pas frakturës në hundë, ndërhyrja rezultoi e suksesshme.
Rezonanca manjetike për Brozoviç, i zëvendësuar në minutën e 42, në ndeshjen e kampionatit, ka nxjerrë në pah një tendosje të muskujve, por është përjashtuar mundësia e një dëmtimi serioz. Gjendja e futbollistëve do të monitorohet ditë pas dite”, thuhej në deklaratën e klubit zikaltër.