Nevil Dede vijon punën me Shqipëria U-18. Ai ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet miqësore me Maqedoninë e Veriut, që do të zhvillohen më 23 dhe 25 prill në stadiumin “Sopoti” të Librazhdit. Sikurse njofton faqja zyrtare e FSHF-së, janë ftuar 25 lojtarë. Ata do të jenë nën vëzhgimin e kujdesshëm të stafit teknik kuqezi, me Dede në krye. Në fokus është datëlindja 2002, e cila përbën edhe bazën e këtij grupi. Sikurse duket në listën e mëposhtme, ka emra nga brenda vendit, por edhe nga Anglia, Italia, Greqia etj. Kujtojmë se miqësorja e parë me fqinjët juglindorë do të luhet nesër, në orën 16:00.
Ja lista e lojtarëve të grumbulluar: