Këshilli i BE-së për çështje të përgjithshme sot në Luksemburg duhet të vendosë për rekomandimin e KE-së për fillimin e negociatave të pranimit midis Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, një ditë para takimit kyç të ministrave të BE-së ,ku duhet të shqyrtohet rekomandimi për fillim të negociatave me Maqedoninë, sërish u bëri thirrje vendeve-anëtare ta shpërblejnë përparimin e Maqedonisë.
“E dini se rekomanduam hapje të negociatave me Shkupin dhe Tiranën, ky proces duhet të bazohet në merita, që do të thotë se kur ka përparim, ai duhet të njihet dhe të inkurajohet dhe mbështetet. Shpresoj se vendet anëtare do ta sjellin vendimin e vërtetë”, u shpreh Mogerini, raportoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Bullgaria para Këshillit të KE-së do të propozojë që Maqedonia dhe Shqipëria të ftohen të fillojnë negociata për hyrje në Bashkimit Evropian. Pozicioni i Maqedonisë është më i fuqishëm nga ai i Shqipërisë, theksoi zëvendëskryeministrja e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Ajo ka theksuar se pjesa më e madhe e vendeve-anëtare e mbështesin qëndrimin që menjëherë të dërgohet ftesë për fillim të negociatave, por ka mësuar se ekziston ende punë që të binden një pjesë e shteteve që janë skeptike.
Ajo porositi se në Ballkanin perëndimor “përparimi ësht[ë mbresëlënës”, duke e cekur nënshkrimin e Marrëveshjes me Greqinë për emrin, si dhe përparimin në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
Ministrat e jashtëm të BE-së nesër në Këshillin për punë të prëgjithshme duhet të debatojnë për zgjerimin dhe për raportet e prillit të Komsiionit evropian për Ballkanin Perëndimor. Vendimi prëfundimtar për negociata me Maqedoninë, emgjithatë do të mund të shtyhet për liderët e BE-së të enjten nëse nesër ministrat nuk dakordohen.
Minsitri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Koxias, në intervistë për EURACTIV.com. në të njëjtin mendim me Mogerinin, thekson se Komisioni Evropian duhet ta përmbushë premtimin lidhur me fillimin enegociatave formale me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë.
Lidhur me vendet që janë kundër, Maqedonia dhe Shqipëria të fillojnë negociata inkuadruese, shefi i diplomacisë greke thotë se në fillim ishin Danimarka, Belgjika, Holanda dhe Franca, pro ka pasur mospajtime edhe në qeverinë gjermane të koalicionit.Qëllimi, thekson ai është që Franca të dakordohet me Gjermaninë, në mënyrë që të evitohet destabilizimi i Ballkanit.
Për pritjet e Maqedonisë, pas Marrëveshjes së arritur me Greqinë, që përfundimisht të marr datë për fillim të bisedimeve, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në intervistë për Bi-Bi-Si në gjuhën serbe, thotë se nëse nuk ka vendim pozitiv nga BE-ja për hapje të bisedimeve kjo do të shkaktonte klimë negative në vend se bëhen viktima pa shpërblime.
“Kjo mund të reflektojë në referendum, ndërsa nëse referendumi dështon do të dështojë edhe Marrëveshja. Nëse dështon Marrëveshja dështojnë edhe idetë për anëtarësim në BE dhe NATO”, thekson Osmani.
Kjo, sipas tij, do të reflektonte negativisht edhe ndaj gjithë rajonin, ndërsa veçanërisht në bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, dje deklaroi se pret që liderët e vendeve anëtare të Aleancës në Samitin në korrik të sjellin vendim për fillimin zyrtar të bisedimeve për anëtarësim të tërësishëm të Maqedonisë NATO,duke shtuar se por pranimi i vendit do të varet nga epilogu i Marrëveshjes me Greqinë gjegjësisht pranimi i saj në referendum.
“Pres që shefat e shteteve dhe qeverive të merren vesh për bisedime për anëtarësim, pastaj do të mund të ftojmë IJR e Maqedonisë që të bëhet anëtare e plotfuqishme përderisa Marrëveshja finalizohet. Finalizimi nënkupton ratifikim të tërësishëm, referendum dhe votim pozitiv, nëse kjo ndodh jam optimist” përsëriti Stoltenberg.
Stoltenberg tha se përderisa Marrëveshja për emrin nuk kalon në referendum, Maqedonia vështirë që do të marr ftesë për NATO.
“Nëse IJRM e zbaton dhe finalizon Marrëveshjen me votim pozitiv atëherë NATO-ja do ta ftojë vendin që të bëhet anëtare e plotfuqishme. Kjo është Marrëveshje historike e cila ofron mundësi historike që IJRM të bëhet anëtare dhe i ftoj njerëzit e vendit ta kapin këtë mundësi dhe ta mbështesin Marrëveshjen. Nëse nuk mbështetet Marrëveshja nuk shoh se si është e mundur të ftohet vendi. Kjo është mundësia e parë dhe duhet të kapet”, tha Stoltenberg.
Sipas zëvendësministres dhe ministres së Mbrojtjes Radmilla Shekerinskës, ajo që do të ndodhë në dy javët në vazhdim do të ketë pasoja të gjëra dhe afatgjate, pozitive, presim në aspektin e sigurisë dhe klimës politike në Republikën e Maqedonisë.
“Marrja e datës për fillim të bisedimeve me BE-në dhe marrja e ftesës për anëtarësim në NATO do të jenë motiv plus për të vazhduar me këto prioritete të reformave të përforcuara për të cilat jemi të bindur se do të marrim përkrahjen e Kuvendit”, tha ajo dje në fjalimin e saj gjatë hapjes së mbledhjes vjetore të përfaqësuesve të komisioneve për mbrojtje dhe siguri nga kuvendet e vendeve të Evropës Juglindore.
Nëse ministrat e jashtëm të BE-së sot në Këshillin për punë të përgjithshme nuk arrijnë pajtueshmëri vendimi përfundimtar ppër negociatat me Maqedoninë do të shtyhet për samitin e liderëve të BE-së të enjten dhe të premten.