Minsk, 11 gusht – Njësitet intervenuese bjelloruse arrijnë në qendrën e Minskut, ndërsa pjesëtarët e policisë intervenuese janë nisur drejtë qendrës së qytetit, njofton TASS.
Autobusë me polici intervenuese mund të shihen në sheshin Pavarësia, megjithatë ende nuk është bllokuar asnjë rrugë shton agjencia.
Bjellorusia mbajti zgjedhjet presidenciale më 9 gusht, dhe sipas rezultateve fillestare, Presidenti Aleksandar Lukashenko mori 80.08 për qind të votave.
Pas shpalljes së rezultateve, shpërthyen protesta në Minsk dhe qytete të tjera në Bjellorusi, gjatë së cilave, sipas autoriteteve, u arrestuan rreth 2000 qytetarë të pakënaqur.