Ka zgjidhje edhe për interesat edhe për shpenzimet gjyqësore të vreshtarëve të cilët kërkojnë para për rrushin e shitur para disa viteve, theksoi sot deputeti Panço Minov, pasi paraprakisht ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski në Kavadar njoftoi se shteti do të paguajë borxhin e vjetër që kantinat e verës ia kanë vreshtarëve.
“Lidhur me interesat dhe shpenzimet gjyqësore, kërkesat e vreshtarëve mbeten para kantinave të verës. Ky problem nuk do të lihet pas dore dhe i patrajtuar. Ka zgjidhje edhe për këtë. Ka zgjidhje edhe në pjesën e marrëveshjeve ku dhjetë për qind duhet që të marrin tek pesticidet. Këtë e ndërmerr shteti dhe kjo trajtohet si borxh. Një punë e madhe është arritur falë bashkëpunimit midis disa subjekteve. Në buxhetin për vitin 2019 ka parashikuar mjete për këtë punë”, theksoi Minov.
Ai i shprehu falënderim kryeministrit Zoran Zaev dhe ministri Nikollovski. Kërkuam që të tilla probleme nga e kaluara, të mos përsëriten. Kënaqësi për atë që është arritur shprehu edhe kryetari i Shoqatës “vreshtarë të avancuar”, Trajçe Kulev.