Për vizitë zyrtare në Maqedoni sot do të qëndrojë ministrja e Mbrojtjes e Sllovenisë, Andreja Katiç.
Ajo do të ketë takim me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pas çka do të vijojë takim i dy delegacioneve dhe do të nënshkruhet memorandum për mirëkuptim. Sipas axhendës, janë paraparë edhe deklarata të dy ministreve.
Pritja zyrtare e ministres Katiç dhe delegacionit slloven do të organizohet para Ministrisë së Mbrojtjes në orën 09:30 minuta.