Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, së bashku me një delegacion të Ministrisë, sot dhe nesër do të qëndrojë në Republikën e Sllovenisë, me ftesë të koleges së saj sllovene, Andreja Katiç. Në kuadër të vizitës, Shekerinska do të ketë takime edhe me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe zëvendëskryetarin e Qeverisë sllovene, Dejan Zhidan, kumtojnë nga Ministria e Mbrojtjes.
Nesër ministrja Shekerinska do të merr pjesë edhe në Forumin strategjik të Bledit, konferencë udhëheqëse në Evropën Qendrore dhe Juglindore, e cila tërheq numër të madh të shefave të shteteve dhe qeverive, ministra, diplomatë. Në Forumin e Bledit, paralajmëron MM, do të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, si dhe ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratë, Damjan Mançevski. Në ditën e parë të vizitës ë Slloveni, ministrja Katiç organizoi edhe darkë pune në nder të ministres Shekerinska dhe zëvendës kryetares së Komisionit Evropian, Federika Mogerini.
Nesër ministrja do të takohet me kryetarin dhe anëtarët e Këshillit të mbrojtjes në Parlamentin slloven, ndërsa do ta vizitojë edhe kazermën Cerklje, ku pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë për momentin vizitojnë trajnimin teorik dhe praktik për mbrojtje antiajrore me sistemin e lehtë bartës raketor, theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes.