Shkup, 30 shtator – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska u takua sot me përfaqësuesit e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve të mediave (SPGPM) për të diskutuar nevojën për siguri më të madhe sociale dhe ekonomike të gazetarëve dhe punonjësve mediatik dhe avancimin e të drejtave të tyre të punës.
Nga ana e përfaqësuesve të SPGPM u theksuan sfidat me të cilat përballet kjo fushë, rreziqet shëndetësore të punonjësve mediatikë, puna në turne dhe puna jashtë orarit, përmbushja e detyrimeve nga punëdhënësit në kontratat e punës dhe nevoja për pension të parakohshëm, gjegjësisht nga stazhi me benefite.
Ministrja Shahpanska, siç kumtoi shërbimi për informim i Ministrisë, shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar me të gjithë aktorët në përgatitjen e ndryshimeve dhe draft-versioneve të Ligjit për SPI dhe Ligjit për marrëdhënie pune dhe vuri në dukje disa zgjidhje që do të përfshiheshin në kornizat ligjore.