Lisbonë, 18 tetor – Ministrja portugeze e Punëve të Brendshme, Konstansa Urbanu de Souza dha dorëheqje për shkak të zjarreve ku jetën e humbën dhjetëra njerëz. Portugalia prej dje ka shpallur tre ditë zie nacionale për shkak të viktimave nga zjarret pyjore. Eshtë konstatuar vdekja e 36 njerëzve. Në zjarre u lënduan edhe 63 persona, 16 prej të cilëve më rëndë. Rreth 3600 zjarrfikës po tentojnë t’i mposhtin rreth pesëmbëdhjetë zajrret ende aktive në pjesët qendrore dhe veriore të shtetit. Nga mesi i qershorit, në pjesën qendrore të Portugalisë, në vendin Pedrogau Grande shpërtheu zjarr i madh pyjor. Atëherë, jetën e humbën 64 persona, ndërsa 250 u lënduan.