Shkup, 28 janar – Në margjinat e konferencës “Punësim – Nuanca gri në Ballkanin Perëndimor”, që mbahet në Sarajevë. Bosnjë e Hercegovinë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Rashella Mizrahi realizoi takim me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Malit të Zi.
Në takimet, siç bëri të ditur MPPS, është folur për avancimin e bashkëpunimit midis ministrive në disa fusha që do të sjellë kushte më të mira jetësore për qytetarët e këtyre shteteve.
Ministrja Mizrahi ka theksuar se në Maqedoni ka hapësirë për avancimin e politikës për punësim dhe përpjekje maksimale të institucioneve shtetërore në sigurimin e kushteve të drejta dhe të mira për zhvillim.
Ata kanë ndarë qëndrime dhe pikëpamje rreth temave të caktuara të cilat janë në interes të përbashkët të shteteve.
Konferenca është në suaza të projektit rajonal IPA “Platformë për punësim dhe çështje sociale 2 – ESAP 2”.(koha.mk)