Ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska Milevska sot po qëndron për vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë, ku paradite do ta vizitojë Prima-qendrën në Berlin dhe do të realizojë takim me drejtorin Jovan Balov.
“Galeria e Prima-qendrës është vend kulturor në Berlin i cili funksionon në kuadër të Shoqatës së galerive artistike të Berlinit ‘Koloni veding’, e cila në katër vitet e fundit ka marrë tetë grand çmime të para të Këshillit të kulturës së Berlinit, për stimulim dhe mbështetje të projekteve të pavarura. Deri më tani me mbështetje nga Ministria e Kulturës në këtë qendër kulturore janë vendosur mbi 90 artistë, të rinj dhe autorë të talentuar të Maqedonisë të cilët në 8 vitet e fundit kanë realizuar më shumë se 40 ekspozita të pavarura ose grupore”, kumtoi Ministria e Kulturës.
Në takim, Kançeska-Milevska dhe Ballov do të përqendrohen në të gjitha aktivitetet e deritanishme në këtë qendër, por edhe në planet e ardhshme për promovim intensiv të kulturës dhe artit të Maqedonisë në këtë hapësirë me renome.