Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” gjatë ditës së sotme është bërë hapja zyrtare e Zyrës për Programin “Evropa Kreative-Kosovë”.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, tha se programi “Evropa kreative” do t’i mundësojë komunitetit të kulturës që të ecin përpara duke krijuar vepra artistike me ndikim jo vetëm në Kosovë por edhe jashtë saj.
“Në këtë drejtim, theksoi ajo, organizatat kosovare do të kenë mundësi të aplikojnë për grante për projekte shumëvjeçare bashkëpunimi, për përkthime librash, për ngritje rrjetesh kulturore apo krijimin e platformave kulturore shumëkombëshe”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga kjo ministri.
Ministrja falënderoi BE-në, në veçanti Ministrin e Kulturës, Z. Kujtim Gashi, për përkushtimin për të krijuar politika dhe mjedisin e përshtatshëm për promovimin diversitetit kulturor, për të mbështetur veprimtarinë krijuese në Kosovë.