Liderëve dhe zyrtarëve të vendeve të Bashkimti Europian të cilët kanë vizituar Maqedoninë kohët e fundit për të shprehur mbështetjen e tyre për marrëveshjen e arritur me Greqinë, e cila pritet të votohet në referendumin e 30 shtatorit, sot iu është bashkuar edhe ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula Von der Lain. Në një konferencë të përbashëkt për shtyp me homologen e saj gjermane, Radmilla Shekerinska, Von der Lain u bëri thirrje qytetarëve maqedonas të shfrytëzojnë shansin historik dhe unik që po u ofrohet dhe të votojnë pro marrëveshjes me Greqinë. – Duam ta ndërtojmë Evropën bashkë me ju. Jam e bindur se referendumi do të jetë i suksesshëm dhe në fund do të lëvizni në rrugën e vërtetë. Referendumi është jo vetëm i lidhur me emrin e shtetit tuaj, identitetin dhe historinë, por gjithashtu përbën një mundësi e madhe, – theksoi ajo. Mosmarrëveshja për emrin mes Shkupit dhe Athinës daton në vitin 1991, kur Maqedonia u shëkpyut në mënyrë paqësore nga Jugollavia, duke shpallur pavarësinë nën emrin Republika e Maqedonisë. Greqia e kundërshton emrin Maqedonia, duke argumetuar se ai nënkupton pretendime territoriale mbi krahinën veriore greke me të njëjtin emër. Si një anëtare e NATOS dhe Bashkimit Europina, Greqia ka vënë veton për anëtarësimin e Maqedonisë në këto dy organizata. Nëse marrëvehsja e arritur në muajin qershor për emrin Republika e Maqedonisë Veriore vijon, Greqia do të tërhiqet nga pengesat që I ka nxjerrë anëtarësimit të vendit ballkanik në këto dy organizata.