Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha e ka konfirmuar për Gazetën Express se Ramush Haradinaj është arrestuar jashtë vendit. Ajo ka bërë më dije se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet për lirimin e tij.
“Është e vërtetë se është arrestuar lideri i AAK’së. Ne jemi duke i marr të gjitha masat që Haradinaj të lirohet sa më shpejt. Për këtë jemi duke punuar edhe me Ministrinë e Jashtme dhe ambasadat tona”, ka thënë Hoxha.
Ajo ka thënë se deri më tani nuk i din arsyet se pse është arrestuar Ramush Hardinaj nga autoritete Franceze.