Shkup, 15 tetor 2018 – Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në Shibenik po merr pjesë në konferencën dyditore në nivel të lartë “Përforcimi i transparencës dhe përgjegjësisë me qëllik të sigurimit të integritetit: Të bashkuar kundër korrupsionit”, organizuar nga Minsitria e Drejtësisë e Republikës së Kroacisë në bashkëpunim me GREKO (Grupi i shteteve kundër korrupsionit).
Në kuadër të konferencës, siç kumtoi Ministria e Drejtësisë, do të promovohen mekanizmat nacional për luftë kundër korrupsionit dhe do të promovohet transparenca publike, me qëllim që të përforcohet transparenca dhe përgjegjësia.
Konferenca do të mbahet sot dhe nesër në Shibenik (Kroaci) nën patronatin e kryesimit kroat me Komitetin e ministrave të Këshillit të Evropës.