Shkup, 3 tetor – Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të 30-të, me të cilën kryesoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska Jankovska, u porositi të gjitha ministrive që deri në fund të kësaj jave të kryejnë azhurnim të obligimeve dhe dinamikës së tyre në realizimin e aktiviteteve të parapara në Planin 3-6-9. Të njëjtit duhet të realizohen në periudhën prej gjashtë muajve nga fillimi i këtij procesi reformues për realizimin e obligimeve dhe kritereve për lëvizjen e proceseve euroatlantike, theksohet në kumtesën e Qeverisë. Në seancë, ministrat e Qeverisë u informuan se gjatë ditës së sotme, nga ana e Sekretariatit për çështje evropiane do të marrin letër me rekomandime për të vepruar në lidhje me mini pyetësorin për çdo ministri. Kjo duhet të shërbejë si material informativ në formimin e raportit më të ri të Komisionit Evropian për avancimin e Maqedonisë në procesin për realizimin e qëllimit – kthim të rekomandimit për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ky mini skrining për punën e Qeverisë, që duhet të përfundojë deri më 17 tetor, siç u tha në seancën e sotme, vjen si përgjigje e vlerësimeve të volitshme për punën e Qeverisë, veçanërisht në pjesën e politikave të Maqedonisë në proceset integruese të BE-së, shtohet në kumtesë.