Shkup, 19 tetor – Ministritë kompetente për politikat dhe për luftën kundër korrupsionit të veçojnë lëndë, që kanë të bëjnë me korrupsionin, shpërlarje parash, krimin e organizuar, të cilat pastaj do të dorëzohen deri te trupat e Komisionit Evropian. Këtë detyrë ua dha Qeveria në seancën e sotme, me propozim të Sekretariatit për çështje evropiane. Pasi që këto lëndë do të dorëzohen deri te trupat e KE-së do të fillojë procedura për evoluimin e sistemit për përballje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në Republikën e Maqedonisë. Sekretariati për çështje evropiane në seancën e sotme qeveritare para ministrave e parashtroi informacionin, me të cilin inicohet nënshkrimi i Marrëveshjes për financiar mes KE-së dhe qeverinë të Maqedonisë dhe Shqipërisë për Programin aksioal për bashkëpunimin tejkufitar. Qeveria mori vendim edhe për negociata për lidhje të Protokollit me Qeverinë e Kosovës për bashkëpunim në fushën e luftës kundër trafikimit me njerëz.