Shkup, 13 shtator – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski sot në Kabinetin e tij pati takim me ambasadoren e SHBA-së, Kejt Mari Bërns.
Ministri Milevski e njoftoi ambasadoren Bërns me punën e Ministrisë, temat aktuale dhe aktivitetet rrjedhëse.
Siç kumtoi Ministria, në takim Milevski foli për ndihmën që SHBA-ja ia jep vendit i cili, tha, kontriobuon pa kursim për zhvillim të demokracisë në plan politik dhe ekonomik.
Ministri e bindi ambasadoren Bërns se angazhohet për bashkëpunim të gjithanshëm me ambasadën e SHBA-së në RMV dhe për këmbim të përvojave dhe praktikave të mira.