Ministri i Shëndetësisë i Tunizisë, Slim Shaker, ka vdekur nga sulmi në zemër si pjesë e maratonës që është organizuar për të mbledhur fonde në luftën kundër kancerit. Ministri 56 vjeçar ka vrapuar 500 metra në maratonën, të cilën e ka organizuar një shoqëri për mbledhjen e parave për ndërtimin e spitalit për fëmijë që vuajnë nga kanceri, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë. Ministri ka mbajtur fjalim ku më pastaj pasi që është futur në veturë i ka ra të fikët dhe më vonë ka vdekur në spitalin ushtarak në Tunis. “Kam humbur vëllain dhe kolegun” ka shkruar në Facebook kryeministri i Tunizisë Jusuf Shahed duke shtuar se ai ka shkuar duke kryer detyrën e tij, “vdiq derisa ishte duke kryer një akt humanitar”.