Beograd, 13 shtator – Ministria serbe e Drejtësisë nuk ka informata për arrestimin e biznesmenit Lupço Palevski – Palço për të cilin mediat e Maqedonisë publikuan se dje është arrestuar nga policia në Beograd në momentin kur ka dashur të ngjitet në aeroplan për në Moskë.
“Ministria e Drejtësisë e Republikës së Serbisë nuk ka njohuri për arrestimin e një personi të tillë”, citohet në kumtesën e shkurtër.
Mediat publikuan se Palevski është arrestuar nga policia serbe pas urdhër-arrestit të shpallur nga Republika e Kroacisë dhe se për momentin është në paraburgim ekstradues.
Avokati i tij Vasko Stojkov për emisionin “360 shkallë” ka deklaruar se në momentin e arrestimit, Palevski është përgatitur për të udhëtuar në Moskë, ku sipas tij, është dashur të lidh marrëveshje biznesi. Palevski ka jetuar dhe punuar në Kroaci dhe se autoritetet kroate e kërkojnë për borxh të firmës së tij prej 2,5 mijë euro. Sipas avokatit, Palevski asnjëherë nuk ka marrë ftesë në adresën e Maqedonisë për t’u paraqitur para organeve gjyqësore kroate.