Ministria hesht për dëmshpërblimin e sopotasve 22

Shkup, 22 korrik – Ende asnjë përgjigje nga Ministria e Drejtësisë për dëmshpërblimin e banorëve të Sopotit të liruar nga burgu si të pafajshëm për rastin me shpërthimin në fshatin e tyre në vitin 2003. Kërkesa për dëmshpërblim përmes mbrojtës është paraqitur me 21 maj, por deri më sa sot nuk ka asnjë përgjigje nga dikasteri i drejtësisë. Avokati i familjarëve, Vullnet Paçuku i bënë thirrje ministrisë së drejtësisë që të del me përgjigje, pasi në të kundërtën pala mbrojtëse do të ngrejë padi në Gjykatën Civile për kompensimin e dëmit.

Vullnet Paçuku- avokat  (me telefon) 00:21-30 “Deri sot ne nuk kemi asnjë lloj komunikimi, përgjigje, reagim nga Ministria e Drejtësisë lidhur me këtë kërkesë. 00:46-01:24 Gjithsesi, Ministria e Drejtësisë ka të drejtën ligjore dhe obligimin të përgjigjet lidhur me këtë kërkesë të parashtruar qoftë edhe ajo të jetë negative apo pozitive. Deri sot ne nuk kemi asnjë përgjigje që vërteton dyshimin që unë kisha që në momentin e parashtrimit të kërkesës që në raste të tilla Ministria e Drejtësisë asnjëherë nuk jep përgjigje dhe do të jemi të detyruar të iniciojmë një proces gjyqësor me padi ti drejtohemi Gjykatës ti kërkojmë të drejtën për dëmshpërblim”.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se ende nuk është shqyrtuar plotësisht kërkesa për dëmshpërblim pasi sipas saj bëhet fjalë për rast të ndërlikuar.

Ministria e drejtësisë

“Bëhet fjalë për rast të komplikuar të cilin për momentin po e shqyrtojnë kuadrot profesionale në Ministrinë e drejtësisë, ndërsa për të njëjtin do të vendoset në periudhën e ardhshme.”

6 nga 11 banorët e dënuar kërkojnë 150 milion denarë si dëmshpërblim për vitet e kaluara në burg por edhe për vuajtjet dhe traumat tjera që kanë përjetuar nga vendimi gjyqësor jo i drejtë. Banorët thonë se nëse institucionet heshtin rastin apo vazhdojnë me zvarritjen e procedurës, atëherë drejtësisë do ta kërkojnë në Gjykatën Ndërkombëtarë për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Ne nuk e lëmë këtë punë në gjysmë, duhet të shkojmë deri në fund. Nëse do të ketë nevojë do shkojmë deri në Strazburg.00:45-51 E lusim Ministrinë e Drejtësisë që të na jep një përgjigje sa më shpejtë që ta dimë si është puna – u shpreh Samet Lutfiu, i akuzuar në rastin Sopoti.

Nuk besoj se do të ketë diçka sepse ankesat tona gjithmonë kanë shkuar deri në momentin e fundit. Problemi është se tash askush nuk po e merr përgjegjësinë për dëmshpërblimin. Ankesat do të vazhdojnë edhe pse nuk ka përgjigje por shpresojmë që do të ketë përgjigje. bëj apel Ministrisë së Drejtësisë po edhe Qeverisë që të marrin një vendim për rastin e Sopotit – tha Shaban Limani, i akuzuar në rastin Sopoti.

Dëmshpërblim pritet të kërkojnë edhe banorët tjerë që aktualisht ndodhen jashtë vendit. Ata presin që të tërhiqen flet-arrestet ndërkombëtare që të mund të kthehen në vend dhe ti bashkëngjiten kërkesës për dëmshpërblim. 11 banorët e Sopotit u dënuan me 156 vite burg, Gjashtë prej tyre vuajtën dënimin me dhjetëra vite burg ndërsa të tjerët ishin arratisur nga vendi. Ata u shpallën të pafajshëm disa seancave gjyqësore dhe dëshmive të reja të paraqitura nga Prokuroria Speciale e cila vendosi ti liroj nga të gjitha akuzat për vendosjen e minës në Sopot në vitin 2003 nga e cila kishin humbur jetën dy ushtarë polak të forcave të NATO-së dhe një shoqërues civil./alsat/