Ministria greke – MPJ-së ruse: Marrëveshja e Prespës është model i njohur ndërkombëtar

Athinë, 14 janar – Marrëveshja e Prespës që nga nënshkrimi kontribuon në përforcimin e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit dhe njëkohësisht është edhe model për zgjidhjen e dallimeve midis dy shteteve të pavarura sovrane nën mbikëqyrje të KB-së, pa përzierje të palëve të treta, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, në reagimin pas njoftimit të MPJ-së ruse lidhur me Marrëveshjen e Prespës.

“Partnerët tanë ndërkombëtarë janë të lutur që të respektojnë frymën dhe përmbajtjen e marrëveshjes dhe ta përshëndesin faktin që lidershipi politik i të dy vendeve tregoi guximin e nevojshëm politik që të arrihet zgjidhje për një çështje kaq të vështirë, njëkohësisht duke i mbrojtur edhe interesat e tyre kombëtare”, njoftojnë nga MPJ-ja greke, transmeton Koha.

Ata shprehin bindje se Rusia “do ta respektojë ndjeshmërinë e popullit grek lidhur me përdorimin e emrit të Maqedonisë” dhe që tani e tutje për vendin ta përdorë “emrin e ri kushtetues, respektivisht Maqedonia e Veriut”.
Dhe ajo që është më e rëndësishme, do të distancohet nga deklarata të ngjashme që janë përzierje në punët e brendshme të Greqisë, thonë nga MPJ-ja dhe përgjigjen edhe në pjesën njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë lidhur me ngjarjet e brendshme politike në Greqi.

“Përmendja e ngjarjeve politike në punët e brendshme të vendeve mike nga Ministria ruse e Punëve të Jashtme nuk është në pajtim me nivelin që i karakterizon marrëdhëniet greko-ruse dhe lidhjet afatgjata të miqësisë midis popujve tanë, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe shton se kjo krijon “një shqetësim të mençur sepse e anashkalon atë që përcaktohet me ligje dhe funksionimin efektiv demokratik të institucioneve në Greqi dhe të Kushtetutës në të cilën ka dispozita të qarta” për ballafaqimin me çfarëdo lloj situate dhe “gjithsesi nuk është sferë për komente nga ana e palëve të treta”.