Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në bashkëpunim me ndërmarrjet publike të Qytetit të Shkupit, “Higjiena Komunale”, “Parqet dhe gjelbërimet” dhe “Rrugë dhe rrugica”, sot zbatoi aksion për pastrim dhe zbukurim të Qendrës Klinike.
Në mënyrë shtesë, siç theksohet në kumtesën, në aksionin e fundjavës me punëtorët e tyre u përfshinë edhe komuna e Karposhit dhe komuna e Gazi Babës.
Në aksion tërësisht është kositur bari, janë rregulluar hapësirat e gjelbra dhe janë krasitur pemët nga ana e NP “Parqe dhe gjelbërime”. Nga ana e punëtorëve të “Higjiena Komunale”- Shkup, komuna e Karposhit dhe komuna e Gazi Babës, në mënyrë komplete në të gjithë kompleksin e Qendrës Klinike janë pastruar rrugët dhe janë grumbulluar mbeturinat.
NP “Rrugë dhe rrugica” asfaltuan rrugë të tëra dhe i mbushën gropat më kritike të rrugëve.
Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se aksionet e fundjavës do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme deri në zgjidhjen e plotë të problemit me higjienën në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”.