Në virgjilje të UEFA Super kupës, Klinika për toksikologji siguroi ekipe të dyfishta për kujdestari gjatë 48 orëve të ardhshme, si dhe ekipe plotësuese në thirrje, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Me qëllim të ndihmës më të suksesshme eventuale shëndetësore për mysafirët, nga Ministria apelojnë dhe përkujtojnë qytetarët e Shkupit që t’i shfrytëzojnë shërbimet e Qendrës urgjente në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” si institucion më i afërt ku mund t’i marrin shërbimet e domosdoshme shëndetësore.
Gjithashtu, edhe në kuadër të shërbimit për Ndihmë urgjente mjekësore pranë Shtëpisë së Shëndetit Shkup, siç thuhet, janë siguruar ekipe plotësuese, ndërsa automjete të Ndihmës urgjente mjekësore do të jenë të pranishme edhe në sheshin Maqedonia ku do të zhvillohet transmetimi qendror.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se kanë dërguar njoftim deri te të gjithë institucionet shëndetësore publike për shkallë më të lartë gatishmërie, gjegjësisht të sigurojnë ekipe të mjaftueshme për rritje eventuale të numrit të pacientëve.