Përgënjeshtrim i Ministrisë së Shëndetësisë për redaksinë e portalit “Infomaks” për shpifjet e dhëna në tekstin me titull “Interes biznesi dhe jo shëndetësia publike: Skenar i planifikuar për shkaktimin e panikut, që të arsyetohet furnizimi milionësh i vaksinave! publikuar më 3 janar 2019.
“Asnjë interes nuk është më i madh se shëndeti i fëmijëve”.
Ministria e Shëndetësisë në mënyrën më rigoroze reagon për redaksinë e portalit “Infomaks” për përhapjen e lajmeve të rrejshme, shpifje dhe rrezikimin e shëndetit publik me tekstin “Interes biznesi dhe jo shëndetësia publike: Skenar i planifikuar për shkaktimin e panikut, që të arsyetohet furnizimi milionësh i vaksinave!” publikuar më 3 janar 2019.
Këto pohime janë të pavërteta dhe nuk përkojnë me gjendjen faktike dhe me to i shkaktuat dëm nderit dhe imazhit të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministrit të Shëndetësisë.
Në pajtim me nenin 13 të Ligjit për Përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje, ministri i Shëndetësisë kërkon që kërkimfalja publike të publikohet me vëllim të njëjtë dhe përmes mjeteve të njëjta për informim publik përmes së cilave është transmetuar lajmi i parë.
Ministria e Shëndetësisë pohon se nuk bëhet fjalë për skenar për panik, por për epidemi në të cilën me fruth janë prekur të paktën 20 fëmijë.
Duke e pasur parasysh atë se kjo sëmundje mund të jetë edhe vdekjeprurëse dhe të lë pasoja të përjetshme për shëndetin e të prekurve, Ministria i shfrytëzoi të gjitha masat ligjore për ta parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje.
Furnizimet e sasive të reja të vaksinave janë procedurë e rregullt në pajtim me programin për imunizimin e popullsisë, të cilën Ministria ka për detyrë ndaj qytetarëve ta bëjë.
Në interes të së vërtetës dhe informimit të drejtë, Ministria e Shëndetësisë, kërkon menjëherë që portali “Infomaks” publikisht të kërkojë falje për shpifjet, të pavërtetat, akuzat dhe rrezikimin e shëndetit publik.
Ministria e Shëndetësisë, Sektori për marrëdhënie me opinionin