Reagim nga ASh:
Skandali i fundit, ku njolloset lufta e pastër çlirimtare e UÇK-së ka prekur shumë kontribues të kësaj lufte që jan ndier të fyer nga ky film.
Andaj ne si Aleanca për Shqiptarët – dega Tetovë, ndjehemi të ofenduar nga skandalet e tilla të cilat prekin edhe një numër të konsiderueshëm të antarësisë sonë. Ne kërkojmë që Ministria e Punëve të Brendshme të jep llogari se me çfarë mjetesh e ka mbështetur këtë film helikopterë, armatim apo dhe mjete tjera teknike.
Gjithashtu kërkojmë që të bëhet i qartë viti kur është fiancuar ky film, në 2015, 2016, 2017 apo 2018.
Ne si degë e Aleancës për Shqiptarët vazhdimisht do të ragojm kundër çdo skandali që ofendon antarësin tonë apo dhe çështjet kombëtare.