Shkup, 5 korrik – Rezultatet nga hulumtimi i organizatës “Metamorfozis” për transparencën e qeverive në rajonin dhe institucionet në Republikën e Maqedonisë, tregojnë se Ministria për Punë dhe Politikë Sociale është më transparentja në punën e saj.
“Këtë dje në prezantimin e Qeverisë e kanë kumtuar përfaqësuesit e organizatës joqeveritare. Veçanërisht na vjen mirë për këto të dhëna të cilat vlerësojmë se realisht e pasqyrojnë mënyrën në të cilën punon ministria pas ndryshimit të pushtetit në Maqedoni”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Transparenca, së bashku me punën efikase dhe zvogëlimin e shpenzimeve jo produktive, siç theksojnë nga atje, është një nga synimet kryesore të udhëheqësisë së re dhe ministres Milla Carovska.
“Për një vit ndryshimet në mënyrën e punës së Ministrisë dhe komunikimi me opinionin dukshëm ka ndryshuar, ndërsa përgjegjësia për punën para qytetarëve është prioritet i lartë. Ministria edhe në të ardhmen do të vazhdojë në këtë drejtim dhe shpresojmë edhe në rezultate më pozitive”, theksojnë nga MPPS.