Shkup, 9 maj – Sindikata e Mbrojtjes dhe Sigurisë (SMS) sot akuzoi se Ministria e Mbrojtjes e pengon funksionimin normal të Sindikatës dhe e shkel marrëveshjen kolektive në pajtim me të cilën është e obliguar ta paguajë anëtarësinë në llogari të sindikatës. Kryetari i SMS, Risto Ajtov në një konferencë për media njoftoi se Ministria e Mbrojtjes nuk e ka paguar anëtarësinë për majin në llogari të sindikatës, edhe pse ajo rregullisht paguhet në 20 vitet e fundit. “Për shkak vjedhjes së anëtarësisë sindikale, SMS do të ngritë padi penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare kundër të gjithë të punësuarve në MM të cilët kanë marrë pjesë në të njëjtën, si dhe procedurë për kompensim të dëmit para organeve kompetente gjyqësore”, tha Ajtov. Lidhur me Sindikatën e sapoformuar të Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë (SMFS) , Ajtov shprehi dyshimin se tërë puna është bërë që të shkatërrohet SMS nga ana e udhëheqësisë së Ministrisë të Mbrojtjes dhe personave të caktuar në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.