Shkup, 12 mars – Ministria e Kulturës sot reagoi pas kërkesave publike nga shtëpia botuese “Shkupi” për mbështetje të tetë veprave përkthyese nga projekti “Letërsia e shpërblyer botërore” dhe pjesëmarrje në panaire botërore të librit.
Me qëllim të informimit të saktë dhe transparent, Ministria e Kulturës thekson se nga paraqitjet në Konkurset vjetore për mbështetje të projekteve të interesit nacional në kulturë nga shtëoia botuese “Shkupi”, në projektet e refuzuara të kësaj shtëpie botuese janë katër projekte për përkthim nga gjuha suedeze në gjuhën shqipe që kanë paraparë si autor të përkthimit në person I cili nuk është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut, që jeton në Suedi dhe nuk ka kualifikime formale për kompetencën e përkthyesit.
“Një projekt për përkthim nga gjuha angleze në gjuhën shqipe ka paraparë si autor të përkthimit një person I cili nuk është shtetas I RMV-së, dy projekte për të cilat Komisioni konstatoi se përkthimi nuk është bërë nga gjuha e origjinalit dhe një projekt për të cilin nuk pati as biografi, as kurfarë referencash apo informatash për autorin e përkthimit”, shtohet në kumtesë.
Ministria thekson se në konkurset vjetore shtëpisë botuese “Shkupi” I janë miratuar dy projekte për përkthim nga gjuha turke dhe kroate në gjuhën shqipe, për të cilat autorët e përkthimit kanë kualifikime formale dhe referenca që dëshmojnë për kompetencat e përkthyesve për gjuhët përkatëse.
“Lidhur me aplikimet nga shtëpia botuese ‘Shkupi’ për pjesëmarrje në panairet ndërkombëtare të librit në Sofje, Tiranë, Stamboll dhe në Frankfurt, Ministria e Kulturës informoi se janë hedhur poshtë për shkak të mungesës së një pjese të dokumentacionit të obligueshëm, përkatësisht shfrytëzuesi nuk ka parashtruar letër-këmbim me organizuesit me çka konfirmohet pjesëmarrja në panaire dhe se të njejtat do të realizohen”, deklarata nga pjesëmarrës/bashkëpunëtorë në projekt, si dhe vërtetim për mjete të siguruara nga burime të tjera të financimit”, shtohet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.