Shkup, 30 nëntor – Ministria e Kulturës shpreh keqardhje se, si ministri përkatësi përgjegjëse për sigurimin e kushteve profesionale të punës për artistët në vend dhe për të gjitha subjektet e tjera që kontribuojnë në cilësinë e aktiviteteve kulturore në vend, ende nuk janë krijuar kushte për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re kolektive me të cilën do të tejkalohen problemet e grumbulluara prej kohësh në këtë sferë.
Siç theksoi ministri i Kulturës, Asaf Ademi, në konferencën për shtyp mbi buxhetin prioriteti i tij kryesor mbetet Ligji i ri për interesin publik në kulturë, me miratimin e të cilit në Kuvendin e RM-së dhe pas miratimit të ligjit të ri për administratën publike, do të krijohen kushtet për nënshkrimin e Marrëveshjes Kolektive në kulturë. Mjetet e nevojshme për zbatimin e kësaj marrëveshje do të sigurohen në mënyrë plotësuese pas analizave të kryera nga shërbimet profesionale të Ministrisë së Kulturës dhe të përfaqësuesve të sindikatës përfaqësuese.
Grupi i punës i Ministrisë së Kulturës, në të cilin anëtarë janë përfaqësuesit e sindikatave, punon aktivisht në valorizimin e drejtë të punës së punëtorëve në kulturë. Ministri i Kulturës Ademi mbështet nismën e SKRM-së, e cila përmes një amendamenti të paraqitur nga përfaqësuesit në Kuvendin e RM-së kërkon që mjetet për nivelimin e pagave të votohen dhe të inkorporohen në buxhetin për vitin 2019.