Shkup, 21 shkurt – Deri në sjelljen e ligjit të ri për realizim të interesit publik në kulturë menjëherë të veprohet ndaj ndryshimit dhe plotësimit të ligjit të përhershëm për kulturë në pjesën e dispozitave me të cilat rregullohet financimi i kulturës. Kjo ishtë dakorduar në takimin e djeshëm të ministrit Asaf Ademi me përfaqësuesit e Iniciativës “Kultura është faqja kryesore e çdo shoqërie”, të cilët në konferencën për shtyp pardje reaguan për rezultatet e Programit vjetor për vitin 2019.
Në grupin e punës për ndryshime dhe plotësime të ligjit të përhershëm për kulturë do të përfshihet edhe një anëtar i iniciativës , kumtoi Ministria e Kulturës, duke potencuar se ministri Ademi në tërësi pajtohet me indikacionet e opinionit kulturor për mangësitë në mënyrën e financimit dhe vlerësimit të konkurseve vjetore dhe e mbështet iniciativën për intervenim në ligjin e tanishëm, në ndërperiudhën deri në miratimin e ligjit të ri në kulturë.
Ministria në kumtesë citon se në mënyrë aktive do të marrë pjesë në debatet publike të cilat iniciativa “Kultura është faqja kryesore e çdo shoqërie” do t’i organizojë që të bisedohet dhe të konfirmohet modeli i sistemimit të buxhetit në kulturë sipas veprimtarisë. Në debatet publike do të shqyrtohen dhe do të vendosen kritere për pjesëmarrje dhe vlerësim të konkurseve vjetore për projektet nga interesi kombëtar në kulturë.
“Është dakorduar të konfirmohen kriteret e ashpra të cilat mund të jenë specifike sipas veprimtarisë. Ministri Ademi dhe përfaqësuesit e Iniciativës u dakorduan në mënyrë publike dhe transparente të bëhen ndryshimet e kategorive të vjetra sipas veprimtarisë dhe kategorizimi të harmonizohet me modele botërore dhe evropiane dhe praktika për financim të aktiviteteve kulturore”, informon Ministria e Kulturës.
Ademi i ka informuar për vendimin tashmë të sjellur – se komisionet sipas veprimtarive i rishikojnë fletëparaqitjet e refuzuara, dhe, në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative, subjekteve që kanë dorëzuar fletëparaqitje në konkurset vjetore u jepet mundësia në afatin përkatës të dorëzojnë shpjegime plotësuese dhe dokumentacion për fletëparaqitjet që kanë pasur mangësi formale.
Në iniciativën “Kultura është faqja kryesore e çdo shoqërie” janë përfshirë: “Lokomotiva” – Qendra e Iniciativave të Reja në Art dhe Kulturë, Teatri i Navigator Cvetko, Kinemaja Kultura – hapësira e projektit për artet bashkëkohore të interpretimit dhe kulturës,Fakulteti për gjërat që nuk mësohen (FRÇU)/AKTO Festivali për Artet Bashkëkohore, Interart Qendra Kulturore – Tanc fest Shkup dhe Teatri i Vallëzimit Shkup dhe „PMG rekordings”. (koha.mk)